Saturday, September 8, 2012

Zbulohet pishina ku zhytesh, lahesh por… nuk lagesh! (foto)

Deri dhe ligjet e gravitetit ka sfiduar artisti Argjentinas, Leandro Erlich, i cili ndërtoi një pishinë në të cilën zhytesh, nuk lagesh dhe natyrisht nuk mund të notosh.
I njohur për komplekset e ndërtimit të tij, të cilat i krijojnë një iluzion publikut, artisti, citon alb-observer.com, krijoi një pishinë “falsë” duke vendosur një shtresë uji vetëm 10 cm brenda një xhami të trash, që reflektohet në sipërfaqe.
Nën xham, vendi është bosh, duke i dhënë kështu mundësin vizitorit të futet brenda në “pishinë” nga një hyrje anësore dhe të shikojë ujin mbi kokën e tij!
Ata të cilët ndodhen jashtë pishinë, shikojnë njerëzit e tjerë që ndodhen brenda në pishinë  tek ecin lehtë pa asnjë problem dhe nuk notojnë… nën atë bukuri kaltëroshe!
Krijimi optik i artistit, u krijon iluzione vizitorëve, duke e paraqitur si një pishtin normale…!

No comments:

Post a Comment