Madje, të dhënat për grupin e gjakut mund t’i gjeni te çdokush në
profilet e rrjeteve sociale dhe kështu me radhë. Lexoni se si ndikon
grupi juaj i gjakut, sipas kulturës japoneze.
Grupi A
Personat me këtë grup gjaku janë të vyeshëm, seriozë, të ndjeshëm, të
durueshëm dhe të përmbajtur. Ata janë partnerë të shkëlqyeshëm dhe e
duan shoqërinë e tyre prej të cilëve presin përkrahje çdoherë kur
përjetojnë ndonjë periudhë të stresuar në punë. Janë prindër të mirë të
cilët me padurim e presin të kthehen në shtëpi nga puna për tu relaksuar
me familjen e tyre. Ana negative e tyre është se ata shpeshherë merren
me imtësira dhe janë të tensionuar.
Grupi B
Janë të mbushur me pasion, kreativë dhe të fortë emocionalisht. Sipas
japonezëve, duhet të qëndroni sa më larg këtyre personave pasi që ata
janë shumë vetjakë dhe të papërgjegjshëm.
Grupi AB
Janë të përmbledhur, racionalë, të shoqërueshëm dhe shumë të
përshtatshëm në çdo situatë. Me këta persona është shumë e lehtë të
krijoni një lidhje dashurie, por këta persona asnjëherë nuk do t’ ju
duan aq sa ju i doni ata. Ata thjeshtë nuk duan ta humbasin mendjen në
emër të dashurisë. Por, janë partneri të mirë dhe dinë të argëtohen në
mënyrë të përkryer. Por, keni kujdes sepse ndonjëherë ata dinë të jenë
mjaft kritikë, prandaj jini të gatshëm për një sasi të konsiderueshme
cinizmi në qoftë se nuk janë në disponim të mirë.
Grupi 0
Të këndshëm, simpatikë, të shoqërueshëm dhe optimistë. Ata janë të
ngrohtë dhe në qoftë se i takoni në rrugë do t’ua shtrëngojnë dorën
fortë. Personat me këtë grup gjaku dinë të bëjnë veprime romantike në
mënyrë spontane. Njëkohësisht, ata janë xhelozë dhe arrogantë kur
hidhërohen.
No comments:
Post a Comment