Po
ju paraqesim një koleksion mbresëlënës të fotografive më të bukura në
100 vitet e fundit, foto që tregojnë me dhembshuri për humbjen, fuqinë e
madhe të besnikërisë dhe triumfimin e shpirtit të njeriut. Disa prej
tyre do t'ju prekin vërtetë.
1- Pamje e Tokës, fotografi e marrë nga William Anders gjatë misionit të Apollo 8 në vitin 1968.
2-
Majtas Phyllis Siegel 76 vjeç dhe djathtas Connie Kopelov, të dyja nga
Nju Jorku, duke u përqafuar pasi shënuan martesën e parë ndërmjet së
njëjtës gjini në vitin 2011 në Manhattan.
3- Veterani rus përulet përpara tankut me të cilin kaloi jetën gjatë luftës, një tank që tashmë është shndërruar në monument.
4-
Agim Shala 2 vjeçar duke u shtyrë nga gjyshërit për të kapërcyer
gardhin me gjëmba prej telash, drejt prindërve të tij që mbas arratisjes
nga Kosova ishin strehuar në kampet e ngritura nga Emiratet e Bashkuara
në Shqipëri.
5- Mbas Tsunamit në Japoni më 2011-ën, ky burrë gjen të shpëtuarin e vetëm nga familja e tij, qenin e tij.
6-
Helen Fisher puth e përlotur xhamin e makinës që mban trupin e
kushëririt të saj 20 vjeçar, Private Douglas Halliday, i cili sëbashku
me gjashtë ushtarë të tjerë u kthyen me udhëtimin e lamtumirës në atdhe,
Angli.
7-
Australiani Scott Jones duke u puthur me të dashurën e tij Alex Thomas
pasi ajo ishte goditur dhe rrëzuar nga një polic në Vankuver gjatë një
proteste.
8-
Kthimi në atdhe i gazetareve Euna Lee dhe Laura Ling, pasi ishin
arrestuar nga Koreja e Veriut dhe dënuar me 12 vjet burgim, dhe bashkimi
me familjet e tyre në Kaliforni pas një intervenimi diplomatik nga
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
9- Një zjarrfikës duke i shuar etjen kësaj kafshe pas zjarrit shkatërrues që zaptoi Viktorian në Australi, më 2009-ën.
10- Një civil francez duke qarë teksa nazistët okuponin Parisin gjatë Luftës së Dytë Botërore.
No comments:
Post a Comment