Thursday, September 6, 2012

Dhjetë profesionet që “të marrin shpirtin”





“Çfarë stresi”. Kjo është fraza që gjithnjë themi me vete,  sidomos gjatë orarit të punës. Pikërisht atëherë, kur problemet i rrahin mendjet tona si me çekan dhe i vënë  nën presion. Një studim i fundit amerikan, ka listuar pikërisht punët, të cilat na stresojnë më shumë, pasi konkurrenca, rreziku dhe përgjegjësia për jetët e njerëzve të tjerë, na ngarkojnë më shumë sesa mund të bënim ndonjë punë tjetër.
1. Ushtari
Edhe në qoftë se një ushtar mund të përdoret në lloje të ndryshme të detyrave, që nga të shërbyerit ushqim në mensë dhe deri te lufta në vijën e frontit, ky profesion merr rezultatin më të lartë në aspektin e stresit. Pasi detyrat dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet një ushtar çdo ditë, janë shumë dekurajuese.
2. Zjarrfikësi
Nëse është një ndërtesë e djegur, oseqoftë edhe një mace në pemë, zjarrfikësi gjithmonë e vë në rrezik jetën e tij për të shpëtuar të tjerët. Shkalla e lartë e rrezikut me vendimet e vazhdueshme mes jetës dhe vdekjes, bëjnë që ky profesion të renditet i dyti për nga stresi që të shkakton.
3. Piloti
Të sigurosh jetën e pasagjerëve, të mbash orë të rregullta, të merresh me emergjencat dhe shqetësimet, këto janë patjetër stresuese. Në qoftë se ne shtojmë këtu edhe orët e parregullta të punës dhe rrugët pa fund, me problemet e pashmangshme të fluturimit, ju mund ta kuptoni fare mirë pse piloti ajror është në vendin e tretë të renditjes.
4. Ushtaraku
Të urdhërosh trupat në stërvitje, apo t’i drejtosh ata në betejat e vërteta, duke marrë përgjegjësinë për jetën dhe vdekjen e tyre dhe t’i nënshtrohesh vazhdueshëm rrezikut. Mjaft stresuese.
5. Polici
Për të mbrojtur qytetarët kundër krimit dhe aktiviteteve penale të llojeve të ndryshme, sigurisht që nuk është relaksuese. Polici punon me publikun dhe luan një rol në parandalimin e krimit por edhe edukimit, si dhe përgjigjet i pari në rast të aksidenteve të rënda ose ngjarjeve të rrezikshme. Duke qenë një objektiv i vazhdueshëm i kriminelëve, puna e policit duket mjaft stresuese.
6. Organizatori
Të planifikosh logjistikën dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me një ngjarje, mund të jetë një gjë mjaft e vështirë. Shumë përgjegjësi, përveç shansit të lartë të dështimit dhe t’i nënshtrohesh gjykimit të të tjerëve. Të gjitha, janë elemente që gjenerojnë te organizatori stresin e fortë.
7. Shefi i Marrëdhënieve me Publikun
Krijimi dhe mirëmbajtja e një imazhi pozitiv ndaj kompanive publike, apo agjencive qeveritare mund të jetë shumë e vështirë. Të bësh prezantime dhe të flasësh para  shumë aktorëve, për të adresuar konkurrencë të lartë, ka disa burime të tjera të stresit.
8. Drejtues kompanie
Sidomos në krizën e tanishme ekonomike, drejtuesi i një  kompanie, shpesh përballet me vendime të vështira (të tilla si pushimet nga puna) apo ato për zhvillimin e politikave dhe strategjive komplekse të biznesit. Ato kërkojnë edhe një sasi të caktuar të nervave pasi kanë të bëjnë me zgjedhjet që domosdoshmërisht ndikojnë në jetën e punëtorëve.
9. Fotoreporteri
I armatosur me një aparat fotografik, ai gjendet ballë për ballë me situata të rrezikshme, të tilla si zjarret, betejat, dhe luftimet. Rreziqet e larta, afatet kufizuese dhe problemet e mundshme teknike mund të shkaktojnë një stres të madh.
10. Shofer taksie
Shumë shpesh, një shofer taksie i pafajshëm e gjen veten përballë vrasjeve, vjedhjeve dhe krimeve të tjera. Nga njëra anë e qytetit, e tjetrit, mund të jetë mjaft stresuese. Duke marrë parasysh çdo ditë trafikun kaotik dhe pakënaqësinë e konsumatorëve, ne e kuptojmë se si kjo mund të jetë punë rraskapitëse. /

No comments:

Post a Comment