Wednesday, September 5, 2012

Shet vajzat për tri euro




Një nënë indiane ka shitur tri vajzat e saj për vetëm 3 euro, pasi bashkëshorti i dehur e ka nxjerrë jashtë shtëpie. Purnima Halder, 35 vjeçe, tha në rrëfimin e saj në Polici, se nuk do të kishte kurrë mundësi për të blerë bukë për fëmijët e saj.

Ajo i shiti dy vajzat e mëdha, me moshë 10 dhe 8-vjeçare për 185 rupi, gati 3 euro, dhe vajzën e vogël katërvjeçare e dha falas. Ngjarja ka ndodhur në rajonin jugor të Bengalit Perëndimor.
Policia i shpëtoi të tria vajzat, pasi banorët e fshatit Malancha i informuan për shitjen e fëmijëve për shkak të varfërisë. Vajzat tani janë nën kujdesin e shërbimeve sociale.
Purnima, pasi u nxor jashtë shtëpisë nga bashkëshorti i saj, Utam Halder, i dha tri vajzat e saj te tre persona të ndryshëm, në mënyrë që ato të kishin bukë dhe strehë. Utam u arrestua mbi akuzat se kishte torturuar gruan dhe vajzat e tij.

No comments:

Post a Comment