Thursday, September 6, 2012

Zbardhet ekspertiza e Nazime Vishës : Sek s në moshë të mitur dhe …



Prokuroria merr në dorë ekspertizën mjeko-ligjore të Nazime Vishës, ku konfirmohet se ajo është abuzuar seksualisht në moshë minore. Mjekët pohojnë se nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë, duke hedhur dyshime mbi SMS-të e gjetura në telefonin e viktimës .
Tiranë Nazime Visha, vajza 18-vjeçare nga periferia e kryeqytetit, e akuzuar për vrasje me dashje të 45-vjeçarit Fiqiri Muça, nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë. Rezultatet e para vijnë nga mjekësia ligjore, e cila me kërkesë të prokurorisë ekspertoi të dyshuarën për vrasje, me qëllim konfirmimin e dëshmisë së saj, por edhe mesazheve telefonike të gjetura në telefonin e viktimës. Edhe pse ekspertiza nuk ka ende version zyrtar, paraprakisht thuhet se 18-vjeçarja nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë dhe nuk ka kryer abort. Ditën e djeshme, e dyshuara për vrasje është transferuar nga paraburgimi 313 në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku i është nënshtruar ekspertizës. Rezultatet e para tregojnë se 18-vjeçarja ka patur aktivitet seksual të hershëm, pra në moshë të mitur, çka konfirmon një pjesë të dëshmisë së saj, se viktima ka kryer me të marrëdhënie seksuale që në moshën 13-vjeçare. Konkluzioni është arritur pas një bashkëpunimi mes anëtarëve të mjekësisë ligjore dhe mjekëve gjinekologë të spitalit civil. Ekspertiza e vajzës është kryer në prani të psikologes së caktuar nga shteti, e cila duhet të mbikëqyrë Nazime Vishën dhe më pas duhet të përpilojë një raport që do t’i vihet ne dispozicion prokurorisë për gjendjen mendore të së pandehurës. Tashmë mjekët pritet të zyrtarizojnë rezultatet e ekspertizës, e cila do t’i përcillet prokurorisë për të vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen. Sipas rezultateve të para konfirmohet një pjesë e rëndësishme e dëshmisë së 18-vjeçares, e cila ka deklaruar në polici se është abuzuar në moshë fare të mitur nga Fiqiri Muça. Po ashtu, dyshime ka edhe për SMS-të e gjetura në telefonin e viktimës, që tashmë është sekuestruar nga prokuroria dhe po i nënshtrohet ekspertimit teknik. Në disa prej mesazheve që dyshohet se janë dërguar nga një numër i përdorur nga 18-vjeçarja, ndër të tjera vajza thotë se do vriste veten së bashku me fëmijën që kishte në bark. Por ekspertiza e rrëzon një version të tillë, duke hedhur dyshime të forta mbi autorësinë e mesazheve telefonike të sekuestruara në telefonin e viktimës. Prokuroria dyshon se vajza ka vrarë me dashje 45-vjeçarin Fiqir Muça, por versioni paraprak i hetimit u pranua vetëm pjesërisht nga gjykata. Për këtë arsye, ajo caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë ndaj 18-vjeçares Nazime Visha, kohë kjo që do të jetë në dispozicion të akuzës për të ndërtuar një version të plotë mbi ngjarjen. Duke qenë se periudha prej 30 ditësh po përfundon, organi i akuzës po kryen veprimet e nevojshme për të ndërtuar versionin final të ngjarjes së 13 gushtit, kur në Krrabë u vra me pesë plumba Fiqiri Muça. Pas vrasjes, e dyshuara lajmëroi policinë dhe rrëfeu gjithçka dinte për viktimën dhe historinë e saj tragjike që përfundoi në vrasje. Por dëshmia e vajzës, sipas prokurorisë ka ende disa pika jo të qarta, pasi taksisti që transportoi Muçën drejt Kërrabës, ka deklaruar se ka parë një person me pistoletë në momentet e vrasjes. 18-vjeçarja Nazime Visha thotë se motivi i vrasjes së Fiqiri Muçës ishte ndarja nga i fejuari, për të cilën ajo bën përgjegjës viktimën. Sipas saj, Muça përveçse e ka përdhunuar në moshë të mitur, ka tentuar ta trafikojë në Kosovë duke e mbajtur peng për 10 ditë në pyjet e Burrelit. Pas pak ditësh, e dyshuara për vrasje pritet të dalë sërish para gjykatës, ku do të vendoset nëse do të zgjatet ose jo afati i paraburgimit për të.
Nazime Visha, shenja gëzimi dhe euforie në burg
Grupi i hetimit kërkon ekspertizën psikike të 18-vjeçares që akuzohet për vrasjen e Fiqiri Muçës. Dyshime për paqëndrueshmëri mendore
Tiranë Ekspertiza mjeko-ligjore që u krye dje ndaj 18-vjeçares Nazime Visha, pritet të pasohet nga një tjetër ekspertizë. Këtë radhë, për të përcaktuar gjendjen mendore të saj. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se do t’i kërkojnë Mjekësisë Ligjore ekspertimin psikik të 18-vjeçares, e cila ka pësuar traumë që në moshë fare të vogël, çka reflektohet edhe në sjelljen e saj në paraburgimin 313. Sipas psikologes, që është caktuar të mbajë nën kontroll të dyshuarën për vrasje, por edhe autoritetet e paraburgimit 313 në kryeqytet, thonë se vajza ka filluar të shfaqë paqëndrueshmëri mendore. Sipas burimeve nga paraburgimi 313, ku ajo po mbahet në masën e arrestit me afat, ka shfaqur shenja gëzimi dhe euforie që ndodhet në burg. Sipas psikologëve, këto shenja i shfaqin persona të paraburgosur, që ende nuk e besojnë që ndodhen në qeli dhe që vijnë nga mjedise më të dhunshme se ai që ofron një burg. Me qëllim verifikimin e gjendjes mendore të së dyshuarës, prokuroria pritet të kërkojë kryerjen e ekspertimit psikik për 18-vjeçaren, ndërsa psikologia e caktuar për të ndjekur rastin e saj do të paraqesë dhe një raport ku do të jepet vlerësimi për gjendjen mendore të Nazime Vishës. E dyshuara ka pranuar krimin, duke thënë se nuk kishte si qëllim vrasjen e Fiqiri Muçës, por e ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi ai shkoi në banesën e gjyshërve të saj në Kërrabë me qëllim për ta rrëmbyer dhe trafikuar në Kosovë. Nazimja ka treguar me detaje se si e vrau Fiqiri Muçën pa shfaqur asnjë shenjë tronditjeje. Në dëshmitë e saj, vajza ka treguar se armën e kishte gjetur bashkë me gjyshen, teksa kullosnin bagëtitë, ndërsa më pas kishte bërë stërvitje sesi ta përdorte. Mungesa e tronditjes dhe qetësia në rrëfimin e Nazime Vishës ka ngritur pikëpyetje për shëndetin e saj mendor, çka pritet të ekzaminohet nga mjekë dhe psikologë. Raporti do të përfshihet në dosjen e prokurorisë, e cila pritet t’i kalojë sërish gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Historia e Nazimes, dy versione të kundërta për vrasjen
Hetimet për vrasjen e Fiqiri Muçës në Qendër Kërrabë janë përballur me dy versione të kundërta: pretendimin e të arrestuarës Nazime Visha, dhe atë të familjarëve të viktimës. Publikimi i SMS-ve që 18-vjeçarja i kishte dërguar 45-vjeçarit dhe zbulimi nga grupi hetimor i një tjetër mesazhi të shkëmbyer mes tyre natën e krimit, kanë rrëzuar pretendimin se vrasja është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Megjithatë, shumë pikëpyetje mbeten për t’u sqaruar lidhur me këtë hakmarrje të 18-vjeçares. Një ndër to është koha kur ka nisur marrëdhënia e Fiqiri Muçës me të miturën Visha, rrethanat fillestare të kësaj lidhjeje dhe zhdukjen 11-ditore të vajzës, për t’u mbajtur në një pyll të Bulqizës. Gjatë ditës së djeshme, familjarët e Fiqiri Muçës kanë pohuar për mediat se njeriut të tyre i është ngritur kurth dhe me gjithë paralajmërimet, ai nuk e ka ndaluar rrugëtimin drejt fshatit ku Nazimja qëndronte nën mbikëqyrjen e gjyshërve. Ata pretendojnë se vajza ka qëndruar me Fiqiriun me dëshirën e saj dhe se ky i fundit nuk e ka rrëmbyer asnjëherë. Tashmë Prokurorisë i mbetet të zbulojë motivin e vërtetë të krimit që tronditi Tiranën gjatë muajit gusht.

No comments:

Post a Comment