Bleona Qereti ka reaguar pas publikimit të një video ku ajo shfaqej
nudo. Ajo shprehet e indinjuar, duke thënë se ajo video është
regjistruar fshehurazi, ndërsa ajo përgatitej për një koncert në
Shkodër.
Këngëtarja shprehet se kjo video i ka shkaktuar shqetësim të madh
familjes dhe asaj vetë dhe për këtë arsye ka kërkuar mirëkuptimin e
njerëzve.
‘Miqtë e mi, sikundër e keni parë këto dy ditë në internet po
qarkullon një video, me përshkrimin ‘Bleona Nudo’. Siç besoj e keni
kuptuar, parë edhe ju, ajo është një video e xhiruar me celular nga një
person (s’di në duhet ta quaj fans), i cili pasi e ka kryer vjedhurazi
këtë regjistrim e ka shpërndarë në YouTube dhe rrjete të tjera.
E ndjeva të nevojshme ta bëja këtë sqarim për të gjithë fansat që po
më shkruajnë ‘non-stop’ në Facebook. Unë kam qenë duke u bërë gati për
performancën e radhës që kisha në Shkodër, kur ky person ka çarë çadrën
ku ne kishim improvizuar dhomën e ndërrimit dhe ka bërë këtë video, e
cila na ka shkaktuar shqetësim mua, familjes dhe fansave të mi. Shpresoj
në mirëkuptimin tuaj! Bleona’, ka thënë Bleona në faqen e saj në
Facebook.
No comments:
Post a Comment