
“Çfarë stresi”. Kjo është fraza që gjithnjë themi me vete, sidomos
gjatë orarit të punës. Pikërisht atëherë, kur problemet i rrahin mendjet
tona si me çekan dhe i vënë nën presion. Një studim i fundit amerikan,
ka listuar pikërisht punët, të cilat na stresojnë më shumë,
pasi konkurrenca, rreziku dhe përgjegjësia për jetët e njerëzve të
tjerë, na ngarkojnë më shumë sesa mund të bënim ndonjë punë tjetër.
1. Ushtari
Edhe në qoftë se një ushtar mund të përdoret në lloje të ndryshme të
detyrave, që nga të shërbyerit ushqim në mensë dhe deri te lufta në
vijën e frontit, ky profesion merr rezultatin më të lartë në aspektin e
stresit. Pasi detyrat dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet një ushtar
çdo ditë, janë shumë dekurajuese.
2. Zjarrfikësi
Nëse është një ndërtesë e djegur, oseqoftë edhe një mace në pemë,
zjarrfikësi gjithmonë e vë në rrezik jetën e tij për të shpëtuar të
tjerët. Shkalla e lartë e rrezikut me vendimet e vazhdueshme mes jetës
dhe vdekjes, bëjnë që ky profesion të renditet i dyti për nga stresi që
të shkakton.
3. Piloti
Të sigurosh jetën e pasagjerëve, të mbash orë të rregullta, të merresh
me emergjencat dhe shqetësimet, këto janë patjetër stresuese. Në qoftë
se ne shtojmë këtu edhe orët e parregullta të punës dhe rrugët pa fund,
me problemet e pashmangshme të fluturimit, ju mund ta kuptoni fare mirë
pse piloti ajror është në vendin e tretë të renditjes.
4. Ushtaraku
Të urdhërosh trupat në stërvitje, apo t’i drejtosh ata në betejat e
vërteta, duke marrë përgjegjësinë për jetën dhe vdekjen e tyre dhe t’i
nënshtrohesh vazhdueshëm rrezikut. Mjaft stresuese.
5. Polici
Për të mbrojtur qytetarët kundër krimit dhe aktiviteteve penale të
llojeve të ndryshme, sigurisht që nuk është relaksuese. Polici punon me
publikun dhe luan një rol në parandalimin e krimit por edhe edukimit, si
dhe përgjigjet i pari në rast të aksidenteve të rënda ose ngjarjeve të
rrezikshme. Duke qenë një objektiv i vazhdueshëm i kriminelëve, puna e
policit duket mjaft stresuese.
6. Organizatori
Të planifikosh logjistikën dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me një
ngjarje, mund të jetë një gjë mjaft e vështirë. Shumë përgjegjësi,
përveç shansit të lartë të dështimit dhe t’i nënshtrohesh gjykimit të të
tjerëve. Të gjitha, janë elemente që gjenerojnë te organizatori stresin
e fortë.
7. Shefi i Marrëdhënieve me Publikun
Krijimi dhe mirëmbajtja e një imazhi pozitiv ndaj kompanive publike, apo
agjencive qeveritare mund të jetë shumë e vështirë. Të bësh prezantime
dhe të flasësh para shumë aktorëve, për të adresuar konkurrencë të
lartë, ka disa burime të tjera të stresit.
8. Drejtues kompanie
Sidomos në krizën e tanishme ekonomike, drejtuesi i një kompanie,
shpesh përballet me vendime të vështira (të tilla si pushimet nga puna)
apo ato për zhvillimin e politikave dhe strategjive komplekse të
biznesit. Ato kërkojnë edhe një sasi të caktuar të nervave pasi kanë të
bëjnë me zgjedhjet që domosdoshmërisht ndikojnë në jetën e punëtorëve.
9. Fotoreporteri
I armatosur me një aparat fotografik, ai gjendet ballë për ballë me
situata të rrezikshme, të tilla si zjarret, betejat, dhe luftimet.
Rreziqet e larta, afatet kufizuese dhe problemet e mundshme teknike mund
të shkaktojnë një stres të madh.
10. Shofer taksie
Shumë shpesh, një shofer taksie i pafajshëm e gjen veten përballë
vrasjeve, vjedhjeve dhe krimeve të tjera. Nga njëra anë e qytetit, e
tjetrit, mund të jetë mjaft stresuese. Duke marrë parasysh çdo ditë
trafikun kaotik dhe pakënaqësinë e konsumatorëve, ne e kuptojmë se si
kjo mund të jetë punë rraskapitëse. /